Skip to content

VOTO

✓ VASIL LLAJO

Kush është Doktor

VASIL LLAJO

Dr. Vasil Llajo është Mjek anestezist, sipërmarrës vizionar dhe një nga emrat më të respektuar në fushën e shëndetësisë në Shqipëri dhe rajon. Me një karrierë që shtrihet mbi katër dekada, ai ka kombinuar përvojën e drejtpërdrejtë me pacientin me vizionin për të modernizuar shërbimet mjekësore në vend.

I lindur në Sarandë dhe i rritur me frymën e punës dhe përkushtimit ndaj njerëzve, Dr. Llajo e nisi profesionin e mjekut në zonat më të thella të jugut, në Konispol dhe fshatrat përreth, aty ku mungonin edhe shërbimet më minimale mjekësore. Me çantën e ilaçeve dhe librat e mjekësisë, ai përshkoi kilometra në këmbë për t’u shërbyer njerëzve, duke u bërë për ta mjeku, kirurgu dhe miku më i afërt.

Pas viteve të shërbimit në terren, ai vijoi karrierën si anestezist në Tiranë dhe më pas në spitalin “KAT” të Athinës, ku u përball me standardet më të larta të mjekësisë europiane. Kjo përvojë i dha shtysë vizionit të tij për të sjellë teknologjinë më të avancuar mjekësore në Shqipëri.

Themelues i laboratorit të parë privat në vend, dhe i disa kompanive të tjera lider në fushën e pajisjeve mjekësore dhe të ortopedisë në Shqipëri, Kosovë dhe Greqi, Dr. Llajo ka kontribuar në përhapjen e diagnostikës moderne dhe shërbimeve cilësore për pacientët shqiptarë. Nën drejtimin e tij, u krijua qendra e parë që  instaloi skanerin CT në Shqipëri dhe zhvilloi diagnostikën molekulare dhe citogjenetikën.

Sot, rrjeti i laboratorëve dhe qendrave të tij diagnostikuese punëson mbi 600 profesionistë, duke sjellë standardet më të larta të kujdesit shëndetësor për mijëra qytetarë në Shqipëri, Kosovë dhe Greqi.

Me një karrierë që nisi nga fshatrat e skajshme të Konispolit deri te themelimi i rrjeteve më të mëdha diagnostikuese në vend, Dr. Llajo njeh më së miri nevojat reale të qytetarëve për një sistem shëndetësor të barabartë, cilësor dhe të aksesueshëm për të gjithë.

Ai beson se koha ka ardhur që përvoja, integriteti dhe njohja e thellë e sistemit të shëndetësisë të kthehen në një zë të fortë në Kuvend, për të garantuar politika më të drejta dhe më humane për shëndetin dhe
mirëqenien e njerëzve.

Përse të votoni Doktor Vasil Llajo?

1

NJË PËRFAQËSUES ME RRËNJË TË FORTA DHE VIZION TË QARTË

2

KONTRIBUT I DREJTPËRDREJTË NË PUNËSIM DHE ZHVILLIM

3

NJË NJERI ME VLERA, NJË FAMILJAR I PËRKUSHTUAR

4

NJË PROFIL I RRALLË PËR PARLAMENTIN SHQIPTAR

Bashkohu me Vasil LLajo